U vra Chinx Drugz NULL NULL 17.05.2015 18:51 17.05.2015 18:51 Disa të famshëm kanë shprehur respekte për reperin Chinx Drugz sot, pasi ai thuhet se u vra në një makinë nga të shtënat në orët e para të mëngjesit të sotëm në Neë York. Ylli emri I të cilit është Lionel Pickens, ishte një anëtarë i grupit francez Montana Coke Boys dhe ishte I njohur për këngën e tij ‘’I am a coke boy’’ Sipas njoftimeve, Chinx u vra pas disa të shtënave në bulevardin e Queens rreth orës 04:00 të mengjesit të sotëm. Ai thuhet se u qëllua disa hërë,ndërsa pasagjeri i tij 27 vjeçar u godit dy herë në shpinë dhe tani po lufton për jetën e tij në spital ne Xhamajka./transmeton KlanKosova Reperi po e ngiste një Porsche ngjyrë hiri. Ekpiti i tij menxherial konfirmuan lajmin në instagram. Ndërsa publicist i tij Chanel Rae e përshkroi atë si një nga reperet më të talentuar professional, dhe për më tepër ai ishte një mik shumë i mirë. Yjet kanë ardhur së bashku për të kontribuar për muzikantin 31-vjeçar, të udhëhequr nga vëllai i Kim Kardashian Rob, i cili ka bërë një postim “Pusho në paqe CHINX ” Ai ishte i njohur mirë për paraqitjet e tij mbi mixtapes e Coke boys./transmeton KlanKosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.