Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U ul afër gruas me ferexhe sepse të tjerët refuzonin

NULL NULL
31.10.2015 15:45

Një burrë ka dëshmuar këtë javë se sa shumë paragjykohen gratë myslimane që mbajnë ferexhe.

Dante Jamie Coyne nga Britania e Madhe, më 26 tator ishte duke udhëtauar me tren, transmeton Klan Kosova.

Njëjtë sikurse ai ishte edhe një grua me ferexhe, e ulur e vetme edhe pse shumë persona qëndronin në këmbë pasi refuzonin të uleshin pranë saj.

Ai e kishte postuar një fotografi në Facebook bashkë me një status.

“Sot në mëngjes isha në tren dhe kjo grua po qëndronte e vetme në një ulëse me 6 vende, sepse ishte e qartë se pasagjerët refuzonin të uleshin afër saj”.

“Unë thashë me zë të lartë se do të rri këtu dhe u ula përballë saj”.

“Ne nuk shkëmbyem as edhe një fjalë gjatë udhëtimit, mirëpo ku ajo zbriti më tha me zë të ulët faleminderit”.

“Njerëz mos u bëni diskriminues”.

Për pak ditë statusi i tij ishte pëlqyer më shumë se 44 mijë herë.

burri2

lajme të ngjashme