Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“U shty të bëjë vetëvrasje”: Rihapet rasti i 27 vjeçares që i mori vetes jetën (VIDEO)

NULL NULL
nga Florentina Hoti 19.03.2025 19:20

Para 4 muajsh, KIKS Kosova publikoi hulumtimin tronditës lidhur me misterin e vetëvrasjes së Bahtije Behramit.

E martuar që në moshën 16 vjeçare, Bahtija jetoi në një martesë te mbushur me problem, dhunë e ndarje të shumta deri në ditën kur vendosi ti jap fund jetës, duke u varur në luhatësen, e ne të cilën kishte luajtur me 5 fëmijët e saj që mbeten jetim.

Por akti i vetëvrasjes nuk u pranua kurrë nga familja Behrami, të cilët janë të bindur se bija e tyre 27 vjeçare u nxit nga bashkëshorti Gëzim Berishën, ta kryente këtë akt makabër.

Dyshimet e familjes u rritën edhe më shumë nga të vërtetat që dolën nga autopsia e turpit të saj, ku thuhet se Bahtijes iu gjetën shenja dhune në gjithë trupin e të cilat ishin shkaktuara para vdekjes.

Por të gjithë këto dëshmi e fakte, Prokuroria Themelore e Prishtinës i shumëzoi me zero.

Detajet nga kjo ngjarje i gjeni në kronikën në vijim:

lajme të ngjashme