“U regjistruan 340 lëkundje” – Koçi: S’ka nevojë për alarm, rreziku kaloi NULL NULL 22.09.2019 14:14 22.09.2019 14:14 Përgjegjësi i departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi, tha se deri më tani në Shqipëri janë regjistruar më shumë se 340 lëkundje sizmike. Magnituda më e madhe pas goditjes kryesore, ishte ajo që ishte 12 minuta pas asaj kryesore. Por Koçi thotë se rreziku mund të quhet i kaluar tashmë duke patur parasysh trendin e goditjeve dhe fuqive të tyre. “Nuk ka nevojë për alarmim, ne shpresojmë që çdo gjë do vijë duke u reduktuar”, tha ai për Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.