U raportua se kërkoi para nga shteti për trajtimin e COVID-19, reagon Prindon Sadriu

U raportua se kërkoi para nga shteti për trajtimin e COVID-19, reagon Prindon Sadriu

NULL NULL
2 months më parë

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Prindon Sadriu, ka reaguar pas raportimit në media se kishte marrë nga buxheti i shtetit 396 euro e 80 cent, si rimbursim të pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19.

Sadriu lajmet për mbulimin e shpenzimeve të tij shëndetësore i ka quajtur lajme tendencioze dhe shtrembërim të së vërtetës.

Në reagimin e tij, zotëriu i parë tha se temë nuk po bëhen kur bëjnë kërkesa për mbulimin e shpenzimeve mbi 7 mijë euro në muaj.

“Sot në medie janë shpërndarë lajme tendencioze për rimbursimin e shpenzimeve shëndetësore të para 1 viti dhe janë shpërndarë informata shëndetësore e personale në kundërshtim me ligjin në fuqi”.

“Temë nuk bëhen as shpenzimet mujore telefonike prej mbi 7 000 euro në muaj nga ish-ministra të jashtëm, temë nuk bëhen as kërkesat për mbulim të shpenzimeve shëndetësore të ish-diplomatëve të emëruar politikisht, të cilët vazhdojnë të sjellin fatura shëndetësore në MPJD me javë e muaj pas përfundimit të mandatit në shërbimin e jashtëm”, shkroi Sadriu.

Dedaj: Në kohën e infektimit me COVID-19 Sadriu nuk ishte në Shkup