Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U plagos në këmbë, por nuk dëshmoi të gjithë ngjarjen, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

NULL NULL
25.12.2024 11:03
Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese.
Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese.

Policia e Shqipërisë ka zbardhur ngjarjen e dy ditëve më parë, ku një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë në Shkodër.

Por, pas marrjes në pyetje i riu nuk dha deklarim të plotë në polici, në lidhje me rrethanat dhe për këtë fakt është prangosur.

Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij. Grupi hetimor vijon punën për arrestimin e tij./abcnews.al

lajme të ngjashme