U përpoq t’i bënte foto, gruaja sulmohet për vdekje nga krokodili NULL NULL 16.02.2024 10:28 16.02.2024 10:28 Një 58-vjeçare me emrin Cynthia Covert , është sulmuar për vdekje nga një krokodil. Ajo ishte në ishullin Kiawah, Karolina e Jugut, kur pa krokodilin i cili po pushonte në një pellg dhe këmbënguli që t’i afrohej më shumë për ta fotografuar. Disa sekonda më vonë, ajo është sulmuar nga krokodili i cili e ka marr me vete nën ujë. Trupi i pajetë i Cynthia doli përsëri në sipërfaqe 15 minuta më vonë. Një raport i policisë tha se njerëzit ishin përpjekur të paralajmëronin Cynthia-n që të mos i afrohej krokodilit duke i thënë se e kishin parë të hante një dre ditët e fundit. Por ajo u përgjigj: “Unë nuk jam dre” pak para se krokodili ta sulmonte për vdekje, transmeton Klankosova.tv.