U përgatit për të kryer vrasje, arrestohet serbi në Fushë Kosovë NULL NULL 06.12.2024 09:57 06.12.2024 09:57 Policia e Kosovës, foto ilustruese. Një serb është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se ishte përgatitur për të kryer vrasje, ndërsa ishte prezantuar si person zyrtar. Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në banesën e tij, si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme, njofton Klankosova.tv. “ Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.