U përfshinë në rrahje, arrestohen tre burra në Fushë-Kosovë NULL NULL 23.02.2024 08:21 23.02.2024 08:21 Foto ilustruese Janë arrestuar tre burra në Fushë-Kosovë, të cilët dyshohen se u përfshinë në një rrahje. Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar tre meshkuj kosovarë të dyshuar për përfshirje në një rrahje. Të dyshuarit pas ftesës nga ana e policisë janë paraqitur në stacion dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.