U ngrihet aktakuzë policëve që maltretuan 21-vjeçarin në stacion (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 30.06.2022 21:12 nga Valdrin Ibishi 30.06.2022 21:12 Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policorë. Të njëjtit dyshohen që më 15 qershor kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 21-vjeçari. Gjithë ngjarjen i riu ishte përkujdesur ta kishte të regjistruar në telefonin e tij. Aktualisht dy policët, njëri 24-vjeçar, për të cilin Klani mëson se edhe më parë ka sulmuar një qytetar të prangosur, e tjetri 28, janë në arrest shtëpiak dhe vijnë nga qyteti i Ferizajt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.