U mposht nga Trepça, Rama e ngushëllon KB Prishtinën: Kokën lart dhe vazhdojmë përpara NULL NULL 19.02.2023 20:38 19.02.2023 20:38 Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës, pasi në finale e mposhti Sigal Prishtinën, me rezultat 74-66. Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, i inkurajoi basketbollistët e Sigal Prishtinës, të qëndrojnë me kokën lart e të vazhdojnë përpara. “Lojë e mrekullueshme sonte nga djelmoshat tanë! Kokën lart dhe vazhdojmë përpara. Faleminderit për emocionet që na dhuruat sot”, ka shkruar Rama në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.