“U mbyllë ajo çështje, s’merrem më”/ Lajmërohet doktori i akuzuar për vdekjen e pacientit (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 01.07.2025 20:00 nga Florentina Hoti 01.07.2025 20:00 Akuza për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor po rëndojnë familja Krasniqi në supet e urologut Fatos Shukriu. Krasniqët nga Shiroka e Suharekës, kanë ngritur kallëzim penal duke e akuzuar urologun se gaboi gjatë operacionit të kryefamiljarit të tyre. Si pasojë e atij gabimi, Fadil Krasniqi i cili veçse ishte diagnostikuar me kancer, pësoi shpërthim të fshikëzës urinare, raporton Kiks Kosova. Ai komplikim sipas të birit Bekimit, të përcjellë edhe me neglizhenca të tjera nga urologu, i shkaktoi babait të tij kalimin e kancerit në metastazë e që më vonë i solli vdekjen. Me një mal akuza që Krasniqët po i rëndojnë mbi urologun, Kiks Kosova shkoi të ballafaqojë Fatos Shukriun në vendin e tij të punës, në spitalin rajonal të Prizrenit. Kamera e fshehtë e Kiksit hyri nëpër repart e po kërkonte urologun në fjalë. Me të komunikuar me kolegët e tij, Kiks Kosova informohet se urologu Fatos Shukriu kishte tre ditë që kishte kaluar në pushim vjetor. Ekipi i Kiks Kosovës ishte nisur që urologun të e takonte kudo që ai po ndodhej, me të vetmin qëllim që t’i jepej hapësira për përgjigje ndaj akuzave. Kur Kiks-i i shkoi Shukriut deri në shtëpi, nga fqinjët u njoftua se kishte shkuar në pushime. Të njëjtën përgjigje Kiks Kosova mori edhe kur urologun e telefonoi si pacient. KIKS Kosova telefonoi edhe një herë urologun, për të e informuar se jemi gazetarë dhe të marrim versionin e tij të kësaj historie. Pas këtij njoftimi, Shukriu thotë se ajo cështje është mbyllur në gjykatë dhe ai nuk merret më. Pasi gazetarja e njofton se cështja është kthyer në rishqyrtim, lidhja telefonike bie. Tutje Shukriu ka ndalë çdo thirrje të gazetares, duke qenë i paqasshëm për një përgjigje më të gjatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.