“U lexojmë të ‘90-ave dhe i kujtojmë me kangë”, sonte te Hani i Dy Robertëve NULL NULL 24.03.2025 13:35 24.03.2025 13:35 Sonte në Prishtinë, lexohet dhe kujtohen me këngë vitet e ’90-ta Në shënim të 26-vjetorit të nisjes së fushatës së bombardimeve të NATO-s, sonte nga ora 19:00 te Hani i Dy Robertëve, që dikur ishte hapësirë e rezistencës dhe krijimtarisë gjatë viteve ’90, do të mbahet ngjarja “Të ‘90-at copë-copë: U lexojmë të ‘90-ave dhe i kujtojmë me kangë”, ku disa autorë lexojnë pjesë të shkrimeve të tyre mbi të ‘90-at. Autorët që do të lexojnë janë: Artrit Bytyçi — “Udhëtimi në të kaluarën: Udhërrëfyes për në vitet e ‘90” Eli Krasniqi — “Heshtjet e zhurmat e nji dekade” Rrezearta Reka -— Tetori i bardhë, rrëfim nga libri “Kronikë në Zemër: Këto ishin të ’90-tat.” Aurela Kadriu — “Gjithçka që humbi në luftë” Avni Rudaku — “Për zogjtë dhe burrat: Jetët paralele të sorrave” Vlora Konushevci — “Kujtesa e trenit” Gresa Nuredini — Lexim i reflektimeve personale dhe kuratoriale rreth librit “Album 1990-1999” Arif Muharremi — “Tingulli i mbijetesës: Arratisja e madhe (Tek garazhi i Ekës)”. Në Kosovo 2.0 janë botuar një seri pesë-pjesëshe për të ‘90-at në Kosovë, ku përqendrimi është jo vetëm te shtypja që u prit me rezistencë, por në atë se si kjo dekadë në Kosovë u përcaktua prej një regjimi të ngjashëm me aparteidin, ku segregimi sistemik, përjashtimi ekonomik dhe politik i shqiptarëve u jetësuan nga shteti jugosllav e ai serb. Mbrëmja do të shoqërohet me muzikën e viteve të ‘90-ta.