U lëndua në Trepçë, punëtori i KOSTT-it pësoi djegie në fytyrë NULL NULL 08.10.2024 00:21 08.10.2024 00:21 Dy punëtorë janë lënduar gjatë së hënës në Trepçë pasi kishin rënë në kontakt me rrymën elektrike. Të dy po intervenonin në një trafo atje. Njëri nga punëtorët i takon kësaj ndërmarrje, derisa tjetri asaj KOSTT. Ky i fundit po trajtohet në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar në emergjencë, Avdush Bajgora, ka pësuar djegie në fytyrë. “Pacientit në fjalë i është bërë EKG-ja, për të konfirmuar gjendjen e tij të përgjithshme dhe ka rezultuar që është normale, mirë po shkak të lëndimit që i është shkaktuar në dorë dhe fytyrë, pacienti është dërguar në Kirurgjinë Plastike me parametra vitale stabile”, tha ai për Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë