U la shije të mirë Rrahmani, Rapidi i Bukureshtit tash e do Hazrollajn NULL NULL 21.01.2025 16:29 21.01.2025 16:29 Rapidi i Bukureshtit ka shfaqur interesim për futbollistin e KF Malishevës, Drilon Hazrollaj, raporton PRO TV dhe sport.ro, përcjell Klan Kosova. Ky medium shkruan që Rapidi duhet t’i derdhë rreth një milion euro në konton e klubit kosovar. Për momentin, rumunët po e shqyrtojnë propozimin e tyre pasi që edhe kjo është një shumë e konsiderueshme për ta. Duket se Albion Rrahmani u ka lënë shije të mirë atyre për talentin kosovar, pasi që shkëlqimi i tij te Rapidi e kishte dërguar te Sparta e Pragës.