“U ktheva nga Londra, prindërit s’e dinin që isha në UÇK”, – rrëfen ish-ushtari Rexha (VIDEO) NULL NULL 12.06.2025 11:45 12.06.2025 11:45 Në 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Arsim Rexha, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrëfyer si e la Londrën për t’iu bashkuar luftës në atdhe. Në emisionin “Ora 7”, në Klan Kosova, Rexha tregoi se kishte ardhur nga Londra për në Kalimash, për t’u bashkuar me Operacionin “Shigjeta”, ndërsa në atë kohë ende nuk e kishte shlyer borxhin që kishte marrë për udhëtimin e tij në Angli. “Ne kemi ardhur nga Londra për në Kalimash, disa kemi pasur stërvitje dhe na kanë futur në operacionin Shigjeta. Unë e kam pasur fatin që kur kam shkuar në Angli, ende pa e paguar borxhin e rrugës, jam kthyer”, tha ai. Rexha kujton një moment të veçantë me një gazetare të Associated Press, e cila i kishte kërkuar të punonte si përkthyes. “Gazetarja na pyeti kush dinte anglisht. U deklarova unë. Më tha: ‘Kush po vjen me punu me mu?’ I thashë, ‘nëse më çon në shtëpi qysh jam – me uniformë – po vij’. Mora leje dhe më çoi në shtëpi. Në shtëpi nuk e kishin ditur, veç motra, që isha futur në UÇK”, rrëfen ai. Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë