U kap me drogë, arrestohet një person në oborrin e një shkolle në Podujevë NULL NULL 24.09.2025 08:55 24.09.2025 08:55 Policia e Kosovës ka arrestuar pasditën e së djeshmes një person në oborrin e një shkolle në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë. Sipas raportit 24-orësh, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë si dhe 0.23 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.