Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U kap me armë në brez afër Pallatit të Drejtësisë, lirohet ‘Beqë fajdexhiu’ – gjykata s’ia cakton paraburgimin

NULL NULL
20.06.2025 11:07

Beqir Hoxha, i dënuar disa javë më parë për fajde dhe i arrestuar ditë më parë pasi u kap me armë ilegale afër Pallatit të Drejtësisë, ka shpëtuar nga masa e paraburgimit.

Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se ‘Beqa’ qëndroi nën masën e ndalimit për 48 orë. Gjatë kësaj periudhe, Prokurori i Shtetit paraqiti kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Seanca dëgjimore u mbajt brenda afatit ligjor, por gjykata u tregua ‘dorëbutë’ dhe vendosi ta lirojë nga paraburgimi.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se kërkesa për paraburgim u refuzua dhe në vend të saj, u caktua masa alternative e sigurisë.

Gjyqtari i procedurës paraprake vendosi për arrest shtëpiak, duke mos e vlerësuar si të bazuar kërkesën e prokurorit dhe siç duket nuk i mori parasysh rrethanat dhe të kaluarën e Hoxhës.

Lajmin për masën e sigurisë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojme, se Prokurori i shtetit ndaj te pandehurit B.H ka parashtruar kerkese per caktimin e mases se paraburgimit, por Gjykata Themelore ka caktuar masen e arrestit shtepiak.” 

‘Beqa’ u kap me armë zjarri, me fishek në tytë, nga Njësia e Reagimit të Shpejtë të kryeqytetit më 18 qershor, si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operative.

Ai kishte ardhur atë ditë në Prishtinë për të marrë pjesë në seancën e parë gjyqësore ndaj djalit të tij, Veton Hoxha, i cili është i akuzuar për tentim vrasje – një incident që ndodhi në janar të këtij viti./Klankosova.tv

Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

‘Beqa’ i Prizrenit i akuzuar për fajde dënohet me 4 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Ekskluzive: ‘Beqë fajdexhia’ kapet me armën me fishek në tytë para Gjykatës në Prishtinë

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.