U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë NULL NULL 09.02.2026 17:21 09.02.2026 17:21 Një person është arrestuar sot në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike. Sipas Policisë, arrestimi është kryer në orët e mesditës në rrugën “Pajazit Boletini”, raporton Klankosova.tv. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 10 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 11.1 gramësh. Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.