Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U inkuadruan në Serie A, Fabregas ua paguan pushimet lojtarëve në Ibiza

NULL NULL
17.05.2024 19:15

Trajneri Cesc Fabregas ka mbajtur premtimin e tij duke u paguar fluturimin dhe akomodimin lojtarëve të Comos për të kaluar një fundjavë në Ibiza.

Kjo pasi ata siguruan inkuadrimin në Serie A, pas një kohe të gjatë.

Këtë e ka bërë të ditur sulmuesi Patrick Cutrone, i cili ka publikuar një fotografi në rrjetin e tij social në Instagram.

Cutrone gjithashtu falënderoi ish-mesfushorin për këtë dhuratë.

Como nuk ka luajtur në Serie A që nga sezoni 2002-03.

lajme të ngjashme