U hodhën nga dritarja e makinës, dy të vdekur në një aksident në Gjermani NULL NULL 06.04.2024 17:31 06.04.2024 17:31 Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin Ilmenau të Gjermanisë, ku humbën jetën dy të rinj. Aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 8:50 të mëngjesit, ku vetura u përplas me një pemë. Ndërsa, siç njofton policia gjermane, pasagjerët u hodhën nga dritarja e automjetit, shkruan Bild, përcjell klankosova.tv, “Si pasagjeri 25-vjeçar edhe pasagjeri 19-vjeçar janë hedhur nga automjeti dhe kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit”, tha policia pasdite. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të mëdha dhe është në rrezik për jetën. Rasti është ende nën hetime.