Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U frymëzuan nga pandemia, numër rekord i adoleshentëve zgjedhin të bëhen infermierë

NULL NULL
20.01.2022 08:35

Numra rekord të adoleshentëve po zgjedhin të bëhen infermierë dhe shumica prej tyre frymëzuan për t’u bashkuar nga kauza kundër COVID-19.

Shifrat e pranimit në universitet, tregojnë se aplikimet nga 18 vjeçarët në Angli janë rritur 38 përqind që nga viti 2019.

Në përgjithësi, një rekord prej 28 mijë e 815 studentësh të të gjitha moshave e zgjedhën infermierinë si drejtim për të aplikuar, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Shtatë në dhjetë thanë se ishin frymëzuar nga profesionalizmi i infermierëve në pandemi, zbuloi Shërbimi i Pranimeve në Universitetin dhe Kolegjet e Edukimit Shëndetësor në Angli.

Një në dhjetë tha se ky ishte faktori kryesor pas zgjedhjes së tyre, megjithatë ende ekziston një hendek i madh gjinor, me nëntë herë më shumë gjasa që gratë të aplikojnë për një kualifikim në infermieri.

lajme të ngjashme