Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U dënua me 15 vjet burgim, gjykata liron nga qelia Moisi Habilajn, e dërgon në arrest shtëpie

NULL NULL
29.05.2020 10:07

Sipas mediave italiane, ai do të qëndrojë tek një i afërmi i tij në Siçili. Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj akuzohen për grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Siçilisë në Itali. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017.

Emri i tij është i lidhur me Saimir Tahirin, ish- ministrin e brendshëm, jo vetëm si i afërm por dhe i dyshuar si bashkëpuntorë bashkë në trafik droge. Të dy kanë procese gjyqësore të hapura në dy shtete të ndryshme nga njëri- tjetri, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Grupi Habilaj akuzohet nga drejtësia italiane se ka transportuar drogë me vlerë 20 milionë euro nga Shqipëria drejt Italisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.