U arrestuan për marrje ryshfeti, kërkohet arrest shtëpiak dhe suspendim për dy policët e Pejës NULL NULL 21.04.2025 14:37 21.04.2025 14:37 Dy zyrtarë policorë nga Peja janë arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Ndaj tyre është propozuar masa e arrestit shtëpiak dhe të suspendimit nga puna. Kështu deklaroi për Klankosova.tv Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës. “Aktualisht është duke u mbajtur seanca dëgjimore, ku do të elaborohet kjo kërkesë”, deklaroi Nikçi për Klankosova.tv. Dy zyrtarët policorë të arrestuar, Sulltan Kadrijaj dhe Ali Shkodrani, dyshohet se i kërkuan para një qytetari për të mos i shqiptuar gjobë. Arrestimi i dy zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti, deklarohet Prokuroria e Pejës