Tyson Furyt i është ndaluar hyrja në ShBA NULL NULL 31.10.2022 21:50 31.10.2022 21:50 Bokserit Tyson Fury dhe vëllait të tij Tommyt u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë lajm e ka konfirmuar vëllai i Furyt, Tommy, pas muajsh spekulime. “Unë dhe Tysoni nuk mund të hyjmë në Amerikë për momentin dhe kështu qëndrojnë gjërat”, ka thënë Tommy në një podkest të MMA-së. Ndalesa thuhet se ka të bëjë me lidhjet e familjes Fury me promotorin irlandez të boksit, Daniel Jkinahan, i cili është një bos kriminel i sanksionuar nga ShBA-ja.