Tym i madh në Zonën Industriale, intervenojnë zjarrfikësit NULL NULL 03.03.2026 15:22 03.03.2026 15:22 Tym i madh është parë duke dalë nga një pjesë në Zonën Industriale në Prishtinë. Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi. “Nuk ka pasur diçka të madhe. Janë djegur disa mbeturina, nuk ka pasur të lënduar, asgjë. Ekipi ka qenë, ka intervenuar shpejtë e ka fikur zjarrin dhe është kthyer në bazë”, deklaroi Gashi për Klankosova.tv.