Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tyga planifikon emision si të familjes Kardashian

NULL NULL
02.06.2016 08:49

Tani që është ndarë me Kylie Jenner, Tyga mund të përshëndetet me ato paraqitjet fitimprurëse në Keeping Up With the Kardashians.

Por tani Life & Style ka mësuar se reperi nuk planifikon të largohet nga reality TV. “Ai po përpiqet të krijojë emisionin e tij, të titulluar ‘Tyga’s Den’”, ka deklaruar një burim, transmeton Klan Kosova.

Po ashtu bëhet e ditur se në emisionin e tij ai planifikon t’i ftojë edhe Scott Disick dhe Lamar Odom, gjë që e ka nervozuar familjen Kardashian.

Por sipas burimit, ai nuk po e bën këtë që t’i bëjë konkurrencë kësaj familjeje, por për të fituar më shumë para.

“Tyga nuk është teveqel. Ai e di që prezenca e ish-ave të vajzave Kardashian si Scott dhe Lamar  në emisionin e tij do t’i sjell më shumë shikues”, ka përfunduar burimi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.