Twitter largon shërbimin e videove “Vine” NULL NULL 27.10.2016 18:56 27.10.2016 18:56 Twitter ka lajmëruar që do të mbyll shërbimin e videove të shkurtra Vine, pas katër viteve të lansimit të këtij produkti, transmeton Klan Kosova. Vine u ka mundësuar përdoruesve të publikojnë video të gjata gjashtë sekonda. Twitter nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për mbylljen e Vine, megjithatë ditën e mërkurë ka deklaruar që do të shkurtoj 9% e fuqisë punëtore, kjo për shkak të rritjes së ngadaltë të rrjetit social. Twitter ka blerë Vine në vitin 2012, para lansimit të tij.