Turqia thotë se qeveria suedeze ishte bashkëpunëtore në djegien e Kuranit nga ekstremisti i djathtë NULL NULL 27.01.2023 07:38 27.01.2023 07:38 Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, tha se qeveria suedeze ishte bashkëpunëtore në djegien e Kuranit në një protestë në Stokholm fundjavën e kaluar. Çavusoglu fajësoi qeverinë suedeze pasi policia në Stokholm autorizoi protestën e politikanit të djathë Rasmus Paludan, dhe e konsideroi atë përgjegjës për djegien e librit të shenjtë islamik, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv. Marrëdhëniet në mes Turqisë e Suedizë tashmë kanë pësuar një goditje të madhe javën e kaluar, pas tubimit jashtë ambasadës turke, ku Paludan djegu një Kuran. E, kjo ka shkaktuar zemërim të madh në Ankara, ku protestues të shumtë dolën në rrugë dhe dogjën flamurin suedez përpara objektit të ambasadës suedeze si përgjigje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Njëri e theri me thikë e tjetri i ndihmoi ta fsheh veprën, aktakuzë ndaj dy personave 7 minuta më parë