Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turqia: Rreth 400 të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar për tri ditë

NULL NULL
15.10.2019 17:50

Rreth 245 të dyshuar u arrestuan në Turqi për shkak të dyshimit se janë të lidhur me organizatat që njihen si terroriste, PKK / KCK dhe 146 të tjerë që dyshohet se janë të lidhuar me organizatën Daesh.

“Gjithsej 391 të dyshuar u arrestuan në Turqi gjatë tre ditëve të fundit për shkak të lidhjeve të dyshuara terroriste”, tha të martën Ministria e Brendshme e vendit, njofton Klan Kosova.

Forcat turke të sigurisë kryen operacione kundër organizatës terroriste Daesh në 25 provinca në të gjithë Turqinë, duke arrestuar 146 të dyshuar, shkruan AA.

Ndërkohë, 245 të dyshuar u arrestuan për shkak të lidhjeve me grupin terrorist të PKK / KCK gjatë operacioneve të kryera në 36 provinca.

Më shumë se 300 njerëz janë vrarë në sulmet e pretenduara nga Daesh në Turqi, në të cilat organizata terroriste synoi civilë në bomba vetëvrasëse dhe sulme të armatosura vitet e fundit.

Forcat turke të sigurisë janë përfshirë në një fushatë të gjatë për të shkatërruar sulmet e daeshëve.

Në fushatën e saj më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK – e renditur si një organizatë terroriste nga NATO, Turqia, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Bashkimi Europian – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.