Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turqia raporton mbi 29 mijë raste të reja me COVID-19

NULL NULL
27.03.2021 10:42

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 29 mijë e 81 raste të reja me COVID-19 dhe 153 viktima.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në pothuajse 3,15 milionë, kurse numri i të vdekurve në 30 mijë e 772 viktima, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu, 20 mijë e 208 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2,92 milionë të shëruar.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1 mijë e 810 pacientë sipas shifrave të fundit.

lajme të ngjashme