Turqia raporton dy mijë e 17 raste me COVID-19 NULL NULL 26.10.2020 00:33 26.10.2020 00:33 Healthcare workers collect a test sample from a motorist at a drive-through coronavirus (Covid-19) testing center at M.T.O. Shahmaghsoudi School of Islamic Sufism on September 29, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Robyn Beck / AFP) (Photo by ROBYN BECK/AFP via Getty Images) Turqia raportoi 2.017 raste të reja me koronavirusin e ri dhe 1.297 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 361.801, ndërsa numri i të shëruarve në 314.390, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Klan Kosova. Ndërkaq, 112.215 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 13,21 milionë. Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.799, me 72 viktima të reja. Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.744, ndërsa 5,6 për qind vuajnë nga pneumonia, shkruan Anadolu Agency. Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i pacientëve në gjendje kritike dhe i rasteve aktive vazhdon të rritet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.