Turqia në 1/8 e finales, Çekia në shtëpi NULL NULL 26.06.2024 22:58 26.06.2024 22:58 Turqia e ka mundur Republikën Çeke 2:1 në xhiron e tretë të EURO 2024. Çekët luftuan deri në fund, por Antonin Baraku ua vështirësoi jetën kur u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 20-të, pasi mori të dytin të verdhë. Hakan Calhanoglu solli epërsinë për turqit në minutën e 51-të, por çekët prapë nuk u zmbrapsën. Ata realizuan golin e barazimit në minutën e 66-të të ndeshjes përmes Tomas Soucekut. Pavarësisht tentimeve për ta gjetur golin e fitores, çeket u ndalën përfundimisht nga goli i Cenk Tosuinit në minutën e katërt të lojës shtesë. Me këtë fitore Turqia mbledh gjashtë pikë dhe e kalon grupin F nga vendi i dytë, me po aq pikë sa Portugalia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.