Turqia i dërgon ngushëllime Greqisë pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 36 persona NULL NULL 01.03.2023 17:58 01.03.2023 17:58 Ministria e Jashtme e Turqisë ka shprehur ngushëllimet e saj për të afërmit e të vrarëve, në atë që e ka përshkruar si një “aksident tragjik”, si dhe për popullin dhe qeverinë e Greqisë në përgjithësi. “Me dhimbje mësuam se shumë njerëz humbën jetën dhe u plagosën mbrëmë si pasojë e një përplasjeje treni në fqinjën tonë”, thuhet në njoftimin e ministrisë, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv Të dy vendet kanë përjetuar kohët e fundit një shkrirje të lehtë në marrëdhëniet diplomatike pasi kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada për një sërë çështjesh, duke përfshirë të drejtat territoriale dhe migracionin. Greqia kohët e fundit dërgoi ndihma në Turqinë jugore pas tërmeteve vdekjeprurëse atje. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Reqica: Ndjehm i sigurt, e besoj dhe e kam besuar se alarmi për bombë ishte i rrejshëm 59 sekonda më parë
Kosova Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti 5 minuta më parë