Turqia goditet nga një tërmet i fortë NULL NULL 20.03.2024 09:34 20.03.2024 09:34 Foto ilustruese. Mëngjesin e së mërkurës Turqia është goditur nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes së tokës ishte katër shkallë të Rihterit. Sipas kohës lokale kjo ka ndodhur rreth orës 08:55 minuta, në një thellësi prej tetë kilometrash, shkruan EMSC transmeton Klankosova.tv Epiqendra e tërmetit llogaritet 30 kilometra nga Besni, 55 kilometra nga Kahramanmaras. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Në shkurt të 2023-tës, Turqia ishte goditur nga një tërmet i madh, ku mbetën të vdekur mbi 50 mijë persona.