Turqia, gjysmëfinalisti i parë në Eurobasket NULL NULL 09.09.2025 17:59 09.09.2025 17:59 Foto: AP Kombëtarja e Turqisë është gjysmëfinalistja e parë në Eurobasket 2025 pas fitores ndaj Polonisë me rezultat 91-77. Të udhëhequrit nga Ergin Ataman e dominuan takimin që nga çereku i dytë, pasi u shkëputën në epërsi dyshifrore. Pjesa e dytë ishte më e barabartë, me Turqinë që arriti të ruajë avantazhin e krijuar në pjesën e parë, raporton Klankosova.tv. Sengun ishte më i dalluari edhe një herë tjetër, me 19 pikë, 12 kërcime e 10 asistime. Kenan Sipahi e Ercan Osmani ndihmuan me 11 pikë, respektivishtë 10 pikë. Turqia do të presë në gjysmëfinale fituesin në duelin ndërmjet Greqisë e Lituanisë. /Klankosova.tv