Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turqia e gatshme të mbështesë FSK-në

NULL NULL
07.05.2015 16:57
Me ftesë zyrtare të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, zëvendësministri i FSK-së, Fadil Gashi po merr pjesë në Panairin e 12 Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll.

Në këtë vizitë Gashi, ka takuar edhe homologun dhe nikoqirin e tij, zëvendësministrin e Mbrojtjes së Turqisë zotin Hasan Kemal Jardëmxhë.

Në këtë takim zëvendësministri Gashi ka vlerësuar lart mbështetjen e dhënë në të gjitha fushat nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë përkatësisht Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Turqisë në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së.

Zëvendësministri Jardëmxhë vlerësoi lart të arriturat e MFSK-së dhe FSK-së, duke shprehur fuqishëm gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme dhe ngritjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve mike, në mes të dy ministrive përkatëse si dhe Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite Gashi ka vizituar edhe stafin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll si dhe ka takuar shumë oficerë të FSK-së që gjenden në shkollim dhe trajnim në qendrat ushtarake në Stamboll.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.