Turqi: Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova nxjerr të gjallë një 26-vjeçare (VIDEO) NULL NULL 13.02.2023 19:49 13.02.2023 19:49 Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova ka arritur ta nxjerr të gjallë një 26-vjeçare nga rrënojat. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Fanol Shala, anëtar i kësaj shoqate. “Gjatë ditës së sotme kemi arritur që ta nxjerrim të gjallë një 26-vjeçare. Këtë e kemi arritur me asistencën e ekipeve turke. Ajo është dërguar me autoambulancë në spital”, tha Shala. Ai bëri të ditur se gjatë ditës i kanë nxjerr tetë trupa të pajetë. “Gjatë ditës kemi arritur që t’i nxjerrim 7-8 trupa të pajetë. Aktualisht kemi dyshime se nën rrënoja janë edhe katër trupa të pajetë, por në bazë të aparaturës që kemi po sinjalizon për rrahje të zemrës. Pra, mund të jetë edhe dikush i gjallë”, tha ai. Ekipi i Kërkim-Shpëtimit nga Kosova gjendet i stacionuar në Hataj të Turqisë. Ndryshe, tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit tronditi Turqinë Sirinë. Si pasojë mbi 35 mijë persona raportohet të kenë vdekur/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.