Turqi: I lodhur nga nxehtësia e kthen kamionin në pishinë (VIDEO) NULL NULL 13.07.2021 08:24 13.07.2021 08:24 I lodhur nga nxehtësia e madhe që po mbretëron në Turqi, Gokhan Karaman, zgjodhi një mënyrë shumë interesante për t’u flladitur. Ai e shndërroi rimorkion e kamionit në një pishinë. Karaman mbuloi plotësisht trupin e kamionit me një tarp dhe e mbushi me ujë. Pas procesit të mbushjes, i cili zgjati rreth tre orë, ai u flladit duke notuar në pishinën që krijoi pas kamionit. “Unë merrem me bujqësi. Ne kemi punuar së bashku me babanë tim për 17 vjet. Unë jam lodhur nga nxehtësia që është mbi 40 gradë për disa ditë. Pastaj një ide e tillë më erdhi në mendje. Unë e ktheva trupin e kamionit në një pishinë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.