Turpërimi i Guardiolës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turpërimi i Guardiolës

NULL NULL
07.05.2015 17:18
Humbja e mbrëmshme e Bayern u komentua shumë si për rezultatin ashtu edhe për stilin e lojës së bavarezëve.

Pep Guardiola e ka gjetur veten nën kritika të ashpra pas humbjes së thellë kundër Barcelonës në “Camp Nou”.

“Humbje e tmerrshme”, “Turpërim”, “Debakël”, janë disa nga kryetitujt e gazetave.

“Humbja ndaj Barcelonës nuk i la kohë për ribashkime emocionuese” ishte sot ballina e Bild, që vazhdon me përshkrimin duke e quajtur “rikthim të trishtë” të “birit plangprishës” së Barçës në shtëpinë e vjetër, në një ndeshje që i shfaqi limitimet që ka ekipi i tij i ri Bayern.

Bild nuk la pa përmendur edhe humbjen prej 3-0 që është një prej më të thellave duke llogaritur këtu atë ndaj Dortmund  (3-0), Real Madrid (4-0) dhe Wolfsburg (4-1). E përditshmja gjermane shkrimin e përfundon me pytjen, “A do të mund ta marr veten nga ky dështim?”

E përditshmja germane Die Zeit shkroi që Bayern dhe Guardiola morën mësim se si luhet futboll.

Kicker, në anën tjetër thotë se rezultati i mbrëmshëm nuk ishte thjeshtë i dobët dhe se gjermanët u shokuan nga loja e Barcelonës. “Kjo është më shumë se disfatë e Pep Guardiolës”, konkludon artikulli.

Oliver Kahn, ish portier i Bayern kritikoi taktikën e Guardiolës në mbrojtje që e quajti “jashtëzakonisht aventurioze”. “Guardiola nuk priti që Barcelona të luajë me topa aq të gjatë”, tha ish gardiani bavarez.

 

lajme të ngjashme