Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turneu i boksit “Adem Jashari”, pritet të nisë me probleme financiare (VIDEO)

NULL NULL
31.10.2017 21:03

Federata e boksit të Kosovës me datë 4 dhe 5 nëntor, do ta organizoj turneun e boksit ‘Adem Jashari’ qe cilësohet si më i forti në vend.

Edicioni i 19-të i kësaj gare do të zhvillohet në pallatin e rinisë dhe të sporteve në Prishtinë.

Të shtunën do të zhvillohen meçet gjysmëfinale me fillim nga ora 16:00, kurse finalet të dielën nga ora 12:00.

Përkundër vështirësive  financiare, zyrtar të federatës thanë se kanë marrë premtime nga ministri i sportit dhe kryeministri se do të përkrahen financiarisht për këtë organizim.

Në ring do ta testojnë vetën 8 boksier kosovar, kurse krahas 7 shteteve, sivjet për herë të parë në turneun e boksit ‘Adem Jashari’ pritet të marr pjesë edhe Rumania.

Kronikë nga gazetari Emanuell Syla.

lajme të ngjashme