Turbullira në Badoc do t’i lë pa ujë disa lagje NULL NULL 15.01.2021 20:48 15.01.2021 20:48 Banorët e Prishtinës që furnizohen me ujë nga fabrika e trajtimit të ujit “Badoc” do të kenë reduktime për shkak të turbullirës së krijuar në këtë liqe. Nga ky reduktim prodhimi ( nga ora 19:30, sonte) do të afektohen këto zona: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Matiqani, Bregu i Diellit, pastaj pikat e tjera të kryeqytetit si: Tophanja, Dardania, Ulpiana dhe qendra e qytetit, pastaj qyteti i Fushë Kosovës dhe Obiliqi, pothuajse te gjitha zonat mbesin pa ujë sonte prej orës 21:00, thotë KRU “Prishtina”. Niveli i lartë i turbullirës e bën të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedon ujësjellësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 10 orë më parë
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 12 orë më parë