Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tuneli zor që do të ndërtohet, MKRS-ja i thotë “JO” Përparim Ramës (VIDEO)

NULL NULL
01.07.2024 13:21
Ju flet Prishtina

Ndonëse investim i Komunës, ndërtimi i nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani”, në kryeqytet, nuk ka leje për të zhvilluar punimet. Shkak për këtë është se ndërtimi i tunelit tërësisht nëntokë, shtrihet në zonë të mbrojtur. Megjithatë, ekzekutivi prishtinas pa marrë aprovimin e Ministrisë së Kulturës shpalli tenderin në vlerë prej gjashtë milionë eurosh.

Sipas monitoruesve të pushteti lokal ky hap i parë do të duhej të ishte i fundit. Ani se nga pushteti lokal, thanë për Ju Flet Prishtinën se, pajtueshmëria mes këtyre të fundit e Ministrisë së Kulturës, ekziston, në fjalën e fundit të saj, ministria i refuzon lejen për të ndërtuar tunelin në rrugën “Agim Ramadani”, komunës së kryeqytetit.

Madje ky mekanizëm ka ngritur shqetësime ndaj kryeqytetit meqë thuhet se nuk kanë pranuar informim të detajuar se si mund të ndikojë ky projekt në objektet e Qendrës Historike. Ndrësa në syrin e një arkitekti, tuneli është zgjidhja e fundit për Prishtinën./Klankosova.tv

Kronikë nga Blerina Doshlaku:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.