Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tuneli i Llogarasë, Rama: 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e hapjes

NULL NULL
09.07.2024 17:21
Tuneli i Llogarase
Tuneli i Llogarase

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë detaje për qarkullimin e automjeteve në Tunelin e Llogarasë.

“Tuneli i Llogarasë – 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e parë e hapjes e deri më sot”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ky tunel është hapur më 5 korrik për qarkullim dhe ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura të Jugut të Shqipërisë.

Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme