Tubimi përkujtimor: Kujtohet vepra e komandant “Ftyrës” (VIDEO) NULL NULL 28.04.2026 20:26 28.04.2026 20:26 Në përvjetorin e parë të vdekjes së Naser Shalës, familja dhe bashkëluftëtarët e tij mbajtën një ceremoni nderimi në Shtëpinë e Kulturës në Malishevë. I pranishëm ishte edhe Ramush Haradinaj, i cili e cilësoi komandant “Ftyrën” si një figurë të gjallë dhe të fuqishme, raporton Klan Kosova. Fatmir Limaj përmendi kontributin e Shalës në Brigadat e Llapushës, ndërsa shoku i tij i studimeve, Ekrem Katrati, e përshkroi si një njeri të palodhur dhe simbol të shoqërisë së besueshme. Kronika më poshtë sjell detaje: