Tubimet politike “bahçe” për virusin (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 02.02.2021 21:05 nga Arbreshë Uka 02.02.2021 21:05 Grumbullimet që po bëhen brenda ambienteve të mbyllura nga partitë politike në këtë kohë fushate, mund të çojnë në përhapjen e shpejtë të infeksionit. Kështu të paktën thotë mikrobiologu Lul Raka, i cili mosrespektimin e masave nga politikanët nëpër takimet e tyre, e sheh si kërcënim serioz për shëndetin publik. “Fillimi i fushatës parazgjedhore gjatë janarit, në të cilën asnjë parti nuk respektoi masat parandaluese mund të jetë katalizator i fuqishëm i përhapjes më të shpejtë të rasteve të reja, të cilat gradualisht mund të mbizotërohen nga variant i ri i virusit”, deklaron mikrobiologu Lul Raka. Këso parashikimesh ka edhe infetologu Ilir Tolaj. “Në qoftë se do të kemi rritje duke ju falënderuar tubimeve të partive politike dhe tashmë kemi variantin e ri…, atëherë ky numër i rritur do të mund të shihet gjatë zgjedhjeve ose disa javë pas zgjedhjeve”, tregon infektologu Ilir Tolaj. Veçse Tolaj është më optimist se kjo mund të mos ndodhë për disa arsye, sikurse që është arritja e krijimit të imunitetit kolektiv.