Tryezë e rrumbullakët – pamje brenda takimit të Kurtit me partitë NULL NULL 28.06.2025 16:26 28.06.2025 16:26 Pamje brenda takimit të liderëve politikë. Foto: Klankosova.tv Kanë dalur pamjet e para brenda takimit i cili po mbahet në mes të përfaqësuesve të partive politike parlamentare, që është thirrur nga kreu i VV-së, Albin Kurti. Në takim po marrin pjesë kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi bashkë me deputeten Vlora Çitaku, ndërsa nga LDK-ja, të pranishëm janë i pari i partisë, Lumir Abdixhiku dhe shefja e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami. Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihen se në takim, AAK-ja po përfaqësohet nga deputetja Time Kadrijaj. Po ashtu, pjesë e takimit janë edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Llila, ai i GUXO, Faton Peci dhe po ashtu edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht 'Vidovdanin' për të prodhuar nacionalizëm (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 3 orë më parë