Truqe si të largoni çamçakëzin nga rrobat NULL NULL 15.07.2017 15:00 15.07.2017 15:00 Pakujdesia, ndonjë ngatërresë e momentit apo dhe shakatë pa kripë që bëjnë disa njerëz në autobuzë ose fugonë, mund të kthehen në makthin e momentit. Çamçakëzi të ngjitet në rrobat tuaja. Megjithate largimi i tij eshte mjaft thjeshjte me keto dy truqe. Duke përdorur teknikën e ngrohjes Ngrohni fillimisht njollën e çamçakëzit me tharëse flokësh derisa ajo të shkrijë plotësisht . Më pas kalojini sipër me hekur rrobash dhe hiqeni me ndihmën e një thike ose të çfarëdo lloj objekti me majë të mprehtë. Me lëng limoni dhe uthull molle Merrni lëng limoni të freskët ose uthulle molle dhe njomni plotësisht vendin ku keni çamçakëz. Lëreni të veprojë për të paktën 1 orë dhe më pas me ndihmën e një thike hiqeni atë duke patur kujdes gishtat dhe materialin e veshjes. Lajeni me ujë të ftohtë.