Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trupi i pajetë i Nishanit, përmes Merdarës, dërgohet në Shqipëri

NULL NULL
31.05.2022 15:40

Trupi i pajetë i ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, do të dërgohet për në Shqipëri, përmes pikës kufitare në Merdare.

Klan Kosova mëson se kortezhi hyn në Kosovë në orën 18:00 dhe në orën 19:30 hyn në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës.

Më 20 prill të këtij viti, ish-presidenti shqiptar u shtrua me urgjencë në Sanatoriumin e Tiranës, për shkak të komplikimeve shëndetësore pas infektimit me COVID-19, derisa më 23 prill u transferua në Gjermani.

Bujar Nishani, shërbeu si president i Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 dhe mandati i tij përfundoi në korrik të vitit 2017.

Ai ishte një ndër figurat kryesore të Partisë Demokratike në Shqipëri.

lajme të ngjashme