Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trupi i Navalny t’i dorëzohet familjes së tij menjëherë, thotë zëdhënësja e tij

NULL NULL
17.02.2024 13:29
Lideri i opozitës ruse, Alexey Navalny

Trupi i liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny duhet t’i dorëzohet familjes së tij “menjëherë”, tha të shtunën zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, duke shtuar se nëna e tij është njoftuar zyrtarisht për vdekjen e tij.

“Alexey Navalny u vra. Vdekja e tij ndodhi më 16 shkurt në orën 14:17. sipas kohës lokale, sipas mesazhit zyrtar për nënën e Alexey, “tha Yarmysh në një postim në mediat sociale, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Një punonjës i kolonisë tha se trupi i Navalny tani është në Salekhard. Ai u kap nga hetuesit e Komiteti Hetimor. Tani po bëjnë ‘hetime’ me të”, tha ajo.

“Ne kërkojmë që trupi i Alexey Navalny t’i dorëzohet familjes së tij menjëherë,” tha Yarmysh.

Vdekja e Navalny, 47, u njoftua të premten nga shërbimi rus i burgjeve, por komentet e Yarmysh shënojnë konfirmimin e parë nga ekipi i tij.

 

lajme të ngjashme